Saturday, July 27, 2024
spot_img

10 artistët shqiptarë më të ndjekur në “Instagram”, ja kush mban “fronin”

- Advertisement -..

Portali online, “Express Rozë” ka bërë një listë të 10 këngëtarëve më të ndjekur në “Instagram”.

Këtu janë të përfshirë vetëm artistët shqiptarë dhe jo këngëtarët që janë të njohur botërisht dhe që këndojnë në gjuhë të huaj si: Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Ava Max dhe Loredana Zefi.

Listën e 10-të artistëve shqiptarë e fillojmë me këngëtaren, Dhurata Dora – me 2.4 milion ndjekës – e cila për gati një vit arriti të grumbulloi mbi 200 mijë ndjekës në rrjetin social “Instagram”. Këngëtarja është mjaftë aktive sa i përket rrjeteve sociale – ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga pushimet e aktivitet ditore që bën.

Vitin e kaluar nga statistikat për 10 artistët shqiptar më të ndjekur në rrjetin social “Instagram”, printe këngëtarja, Enca Haxhia me mbi 2.3 milionë ndjekës, e që tani ka arritur në mbi 2.4 milion, kështu duke grumbulluar mbi 100 mijë ndjekës për një kohë të shkurtër.

Këngëtarja Luana Vjollca, njëherësh edhe moderatore është artistja e tretë më e ndjekur në këtë rrjet social, e që vazhdimisht publikon fotografi duke i mbajtur aktiv ndjekësit e saj. Luana po ashtu si vitin e kaluar numëron mbi 2 milion ndjekës në rrjetin social “Instagram”.

Kjo është treshja e parë më e ndjekur nga artistët shqiptarë në “Instagram”, pjesa tjetër renditet nga 1.9 milion ndjekës deri në 1.6 milion ndjekës.

Kësaj liste të artistëve më të ndjekur, i bashkohet edhe këngëtarja Kida, e cila kohëve të fundit është mjaft aktive në projekte muzikore dhe në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka paralajmëruar një bashkëpunim me Ledri Vulën pas suksesit që kishte kënga e kaluar në bashkëpunim me këtë të fundit dhe Butrint Imerin. Kida njësoi si artistët e tjerë ka arritur të rris numrin e ndjekëseve kështu tani duke numëruar mbi 1.8 milionë ndjekës në “Instagram”.

Ndërsa, nga artistët shqiptar më i ndjekuri në rrjetin social “Instagram”, është reperi Rigels Rajku i njohur me nofkën “Noizy”, i cili numëron mbi 1.8 milionë ndjekës dhe po ashtu është mjaft aktiv në këtë rrjet social ku publikon vazhdimisht fotografi e video të ndryshme nga koncertet që zhvillon. Së fundmi, ai ka paralajmëruar një koncert që do të mbahet në muajin gusht të këtij viti, e që sipas tij do të jetë më i madhi ndonjëherë në trojet shqiptare.

Në listën e 10-të artistëve më të ndjekur, janë edhe këngëtaret Xhensila Myrtezaj e Dafina Zeqiraj, të cilat postojnë fotografi e video nga përditshmëria përditshme. Artistet numërojnë mbi 1.7 milionë ndjekës në këtë rrjet social, shkruan Express.

Kësaj liste me pothuajse ndjekës të njëjtë i bashkohen edhe tre artistët, Ledri Vula, Elvana Gjata dhe Gramoz Aliu apo siç njihet me nofkën Mozzik. Që të tre numërojnë mbi 1.6 milion ndjekës në rrjetin social “Instagram”, e që janë mjaft aktiv në këtë platformë – ku pothuajse çdo ditë publikojnë fotografi nga aktivitet e tyre

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X