Saturday, July 27, 2024
spot_img

2 vjet në skenë, Don Xhoni vjen me një mesazh, kujton momentin e tij “shpërthyes” gjatë karantinës

- Advertisement -..

Don Xhon është nga emrat më të lakuar të momentit.

Muzika e tij dëgjohet në masë të madhe e jeta e tij përflitet në media si e çdo artisti tjetër që me vite është pjesë e skenës.

Vetëm 2 vite më parë Xhonatan Isufi nuk njihej thuajse nga askush.Një freestyle i publikuar gjatë kohës së pandemisë kur thuajse e tërë bota ishte në karantinë, artisti drenicas pati “shpërthimin” e tij.

Pikërisht në dy vjetorin e publikimit të saj reperi ka zgjedhur të vijë me një mesazh të gjatë.Përmes rrjeteve sociale ai ka folur për 2 vite të bujshme.“2 vjet si 2 minuta. Shume shpejt, shume sfida, shume pune e shume lojna! Dje u bonen hiç ma pak se 2 vjet prej momentin apo me thane ma sinqert prej bujes t’madhe qe ju bo ksaj industrie t’muzikes. Nga ai moment shume sene kane ndrru n’kete industri, e jom shume i knaqt qe jom pjese e ktij ndryshimi edhe rritjes t’intenzivitetit te frymes t’hiphopit, e kjo padyshim qe u bo veç prej punes tem absolute t’palodhshme bashke me njerzit qe me rrethojne e jone pjese e ekipes tem edhe fal andrres tem shume vjeçare qe e kom pas per muzike.Nuk kom nevoje me m’vleresu ni individ ose ni media, puna doket, krejt e dijn çka eshte bo per 2 VJET, e dijn qe nuk ka artist shqiptar qe ka arrit prej 0 deri ktu ku jom per kete periudhe 24 mujorshe.FAKT O Por pa marr parasysh pozicionit edhe suksesit tem momental, une prap s’jom i ngopur n’pune, e di qe kena me shku hala ne nivele tjera, une i besoj punes tem, e me emer te zotit kom me deshmu hala qe kom shume per me jep edhe me arrit, normalisht bashke me juve edhe krejt njerzve qe i kom perreth. Une du me ju falenderu juve prej zemres qe besoni n’punen tem, qe m’keni perkrahe e m’keni vleresu aq shume sa qe m’keni jep vullnet me ardhe deri n’kete moment qe jom tu e shkru kete sen, edhe besomni qe kjo çka keni degju eshte shume pak prej asaj çka kom me ardh e kame dhane tutje… #Njerëzit e Zgjedhur I juvi, DON XHONI“,shkroi ai në Instastory.Tutje Xhoni publikoi edhe videon e freestyle-t të tij që e shndërroi atë në “Senzacionin e karantinës”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X