Monday, March 10, 2025
spot_img

25 ditë në qeli, Erion Veliaj: Ajolën e kam…

- Advertisement -..

Erion Veliaj është shprehur se 25 ditë pas arrestimit të tij ka bërë me dije se është takuar dy herë më bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Veliaj në një intervistë për “Report Tv” u shpreh se djalin e tij nuk e ka takuar pasi sipas tij nuk ka guximin t’i shpjegojë atij pa lot në sy se ky vend i mallkon ata që punojnë.

Ai theksoi se nuk është takuar me persona të tjerë as edhe me drejtuesit fetarë e as kolegë e miq të tij. Veliaj tha se shpreson se prokurori Ols Dado të ndihet trim për këtë izolim të tij të cilin e cilësoi si banal.

“Jo, nuk e kam takuar djalin. Nuk ia shpjegoj dot pa lot në sy e ngashërim se ky vend ende i mallkon ata që punojnë, rrëzon ata që ndërtojnë, pengon ata që përpiqen, lufton atë që ndihmon çdo njeri në nevojë!

Dua që ai të rritet në një Tiranë, të ecë në një shesh Skënderbej, të vrapojë te Parku i Liqenit, të luajë te Parku Rinia, të mësojë te Piramida e të ndihet krenar që i ati dha një dorë për qytetin më dinamik në Europë. Nuk i mbaj dot lotët kur më kujtoni djalin, po e le me kaq.

Ajola është lejuar dy herë. Të tjerët asnjë! As drejtuesit fetarë, as kolegët, as miqtë! Shpresoj që Olsi të ndihet burrë i madh dhe trim me këto izolime banale”, tha Veliaj.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X