Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë shuar, 5 janë aktive dhe 2 po mbahen nën monitorim, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Për shuarjen e tyre janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 690 forca operacionale, të mbështetura nga 110 trupa të Forcave të Armatosura, 2 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 1 helikopter nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Vatrat aktive janë raportuar në Bulqizë (Tërnovë), Fushë Arrëz (Xeth), Tiranë (Pezë Helmës), Gramsh (Skënderbegas dhe Kukur), Mirditë (Rreja e Zezë) dhe Kolonjë (Parku Natyror Gërmenj). Në shumicën e rasteve situata po mbahet nën monitorim dhe ndërhyrjet po vijojnë me intensitet të kontrolluar.
Vatrat e shuara përfshijnë zonat e Martaneshit, Bulqizës, Matit, Petrelës, Dajtit, Zall Bastarit, Rrogozhinës dhe Skraparit.
Forcat e emergjencës mbeten në terren për të monitoruar dhe parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të zjarreve.