Monday, December 23, 2024
spot_img

5 arsye pse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës

- Advertisement -..

Ju ka ndodhur ndonjëherë të ndiheni të lodhur gjithë kohës dhe të mos jeni në gjendje as të punoni. Më poshtë do ju tregojmë arsyet pse ju ndodh kjo gjë.

Gjumi i çrregullt

Nëse nuk e keni bërë gjumin si duhet, do të ndiheni të dërrmuar dhe të lodhur. Pagjumësia rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, mbipeshën, si dhe rrezikun e goditjes në tru.

Jeta sedentare

Pasiviteti fizik mund të jetë fajtori i dobësisë së muskujve dhe mungesës së energjisë. Lëreni aktivitetin fizik të bëhet pjesë e rutinës tuaj të përditshme dhe do të shihni sesi lodhja largohet nga trupi juaj.

Zgjedhje të dobëta dietike

Duket sikur çokollata rrit nivelet tuaja të energjisë dhe përmirëson gjendjen shpirtërore. Por në realitet, ushqimet me shumë sheqer veprojnë vetëm gjatë një periudhe të shkurtër kohe dhe sjellin shumë kalori.

Nëse ndiqni një dietë shumë të rreptë, lodhja dhe dobësia e përgjithshme mund të jenë pjesë e pashmangshme e jetës tuaj

Stresi

Stresi afatshkurtër mund të shkaktojë çlirimin e adrenalinës dhe kortizolit që rrit vigjilencën dhe performancën. Problemi është, nëse stresi dhe emocionet negative zgjasin për një kohë të gjatë. Kjo shteron burimet e trupit dhe çon në çekuilibër hormonal.

Problemet e shëndetit

Fatkeqësisht, ndryshimet në stilin e jetës mund të duken joefektive, nëse arsyeja e lodhjes suaj ka të bëjë me gjendjen mjekësore. Ekziston një larmi e madhe sëmundjesh që mund të shkaktojnë lodhje. Më të zakonshmet prej tyre janë hipotiroidizmi, anemia, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, mungesa e vitaminave dhe kanceri.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X