Google është motori më i madh i kërkimit në internet dhe çdo muaj dhe çdo vit google nxjerr disa bilance sa i përket emrave, temave, lajmet më të klikuara.
Esmeralda Kaziu, eksperte e IT, ishte e ftuar në “Shqipëria Live” gjatë intervistës ajo zbuloi 5 lajmet më të klikuara në vendin tonë gjatë muajit që lamë pas.
- Bashkimi Bora-Donald/ Reagimi i Beatrix
- Presidenti i ri i Shqipërië
- Shtatzënia e Ilda Bejlerit,
- Dubai Porta Potty
- Arrestimi i Nuredin Dumanit
- Këto janë 5 ngjarjet më të klikuara.
- Po ashtu edhe videoja e vajzës nga Librazhdi dhe mungesa e Donaldit në dasmën e Ilir Shaqirit.
“Ditët e fundit ngjarja më e klikuar ka qenë zgjedhja e presidentit dhe emri i presidentit Bajram Begaj. Ai është kërkuar me emrin e tij dhe postin përkatës që ka marrë së fundmi. Një nga çështjet më të klikuara dhe që ka interes të madh sipas raportit rankues të Google është trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix. Edhe këtë muaj janë në vendin e parë më të klikuar, ku Bora dhe Donaldi flitet se janë ribashkuar dhe reagimi i Beatrix ka marrë shumë vëmendje. Treshja ka marrë miliona klikime nga të gjitha lajmet për secilin prej tyre. Donaldi për 2021 ka qenë ndër më të klikuarit në Google. Një ngjarje tjetër që ka patur interes është Dubai Porta Potty. Shtatzënia e Ilda Bejlerit po ashtu po klikohet shumë. Ajo po e shijon në privatësi shtatzëninë e saj dhe ka patur goxha klikime. Renditet në 5 më të klikuarat. “Ilda Bejleri shtatzënia, “Biznesi i Ilda Bejlerit”, janë disa nga togfajlëshat më të përdorur. Një ngjarje tjetër ka qenë arrestimi i Nuredin Dumanit. Po ashtu në Top 5 në Shqipëri. Mund të përmendim edhe videon e nuses nga Librazhdi. Ka qenë edhe dasma e Ilirit dhe raporti i tij me Donaldit dhe mungesa e Donaldit në dasmën e Ilirit.”- tha Kaziu.
Sa i përket ngjarjeve në botë fronin e mban gjyqi Depp-Heard, ndjekur nga ndarje Pique-Shakira dhe Elon Musk.
“Në botë padyshim më i klikuari ka qenë gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard. Kjo çështje ka patur një interesa goxha të lartë dhe ka qenë në qendër të vëmendjes për disa javë. Tashmë Gjykata e dha vendimin duke nxjerrë fitues Johnnyn. Në prill kryesisht është kërkuar me emrin e Amber, e cila ka regjistruar rreth 55.6 milion klikime në Google. Edhe ndarja e Shakirës me Pique ka marrë shumë klikime. Një ndër 5 ngjarjet më të klikuara në botë është edhe lajmi për Elon Musk që thuhet se ka dashur të shkurtoj 10% të vendeve të punës.”- zbuloi ekspertja e IT.