Disa foto të Georgina Rodriguez partneres së futbollistit Cristiano Ronaldo, teksa po shijonte pushimet në Ibiza, u shpërndanë menjëherë në media.
Titujt që media të ndryshme botërore kishin përzgjedhur, shkaktuan debat, pasi u cilësuan si “body shaming” (gjykime për trupin e modeles, pas lindjes)
Mes gjithë reagimeve kundër titujve bullizues të mediave, ka ardhur edhe reagimi i vetë Georginës.
Ajo ka publikuar në Instastory një artikull të shkruar nga “Glamour”, i cili titullohet “Georgina Rodríguez me bikini pas lindjes është gruaja e fundit e padukshme”
“Imazhet e saj me rroba banje gjatë pushimeve në Ibiza janë bërë një mundësi e re për mediat dhe rrjetet sociale që të gjykojnë pamjen e saj fizike dhe të harrojnë ta shohin: historinë e saj, jetën e saj dhe çfarë tregon fytyra e saj.”- thuhet në nisje të artikullit.
Per Georgina Rodriguez, revista shkruan:
Kjo është, pa dyshim, imazhi që përcakton kohën tonë dhe si jemi ne banorët e saj: banja në det të hapur e një ylli mediatik me gati dyzet milionë ndjekës në profilin e tij në Instagram, i cili ka vendosur të marrë disa ditë pushim pasi ka realizoi reality shoë-n e suksesshëm ( Unë jam Georgina, i disponueshëm në Netflix) dhe vetëm tre muaj pas lindjes së dy foshnjave dhe njëri nga të cilët ndërroi jetë.
Lindja e Georginës është pasqyruar pothuajse nga të gjitha mediat, të njëjtat që nuk kanë ngurruar të flasin për imazhet e pushimeve të sipërpërmendura.