Donald Veshaj ka qenë një ndër emrat më të lakuar përgjatë gjithë këtyre muajve që prej mbarimit të “BBVIP”. Së fundmi aktori i humorit duket se ka ‘thumbuar’ të gjithë ish-banorët të cilët kanë bërë deklarata të forta për të.
Në fillim të programit “Më lër të flas” Donaldi e ka ironizuar këtë situatë duke e cilësuar si “Epidemia e njerëzve që duan të marrin vëmendjen kot”. Aktori u shpreh se këta persona flasin dhe shajnë kot dhe se mund të flasin çfarëdolloj gjejë për jetën e tyre por nuk është aspak interesante për publikun kështu që ata përmendin emrin e Donaldit dhe i tregojnë botës që ekzistojnë kur përmendin emrin e dikujt tjetër nëpër intervista.
Ndërkaq ai shtoi se i vjen keq për këta persona pasi janë personazhe të ngritur në karrierë dhe se punojnë.
“Duan të marrin vëmendjen kot pa bërë asgjë, kjo është epidemia e radhës. Simptomat janë që ti i përmend njerëzit kot, i shan kot, i komenton në adresa fallco kot. Janë këta njerëzit që mund të thonë çfarë të duan për jetën e tyre dhe për publikun ajo që thonë për veten e tyre nuk është fare interesante. Dhe për të promovuar diçka për veten e tyre dhe për të qenë në vëmendjen e publikut ata përmendin emrin tim, që e kanë bërë shumë veta.
Kur duan të marrin vëmendjen thonë diçka për mua, më vjen shumë gjynah sepse janë njerëz që kanë karrierë. I tregojnë botës që ekzistojnë kur përmendin emrin e dikujt. Ose dalin nëpër intervista dhe flasin një orë e gjysmë për jetën e tyre asgjë se çfarë thonë për jetën e tyre nuk ka rëndësi por duhet të më përmendin mua që të marrin rëndësi”- u shpreh Donaldi.