“Kush dëshiron të bëhet milioner” po transmeton sezonin e 38-të në Britaninë e Madhe. Kohët e fundit, një pyetje drejtuar në kuiz ka bërë xhiron e rrjetit.
Më konkretisht, prezantuesi Jeremy Clarkson e pyeti lojtarin që ishte ulur përballë tij “Kush ishte perëndeshë e fitores në mitologjinë greke?”.
Alternativat e mundshme që ai i dha, kishin të bënin me markat e njohura të firmave sportive si Umbro, Reebok, Adidas dhe Nike.
Ndërsa shumica do të mendojnë se është një pyetje relativisht e thjeshtë, lojtari britanik ka luftuar mjaft.
Dilema e tij ishte mes Umbro dhe Nike.
Në fakt, përgjigja e tij bëri që prezantuesi të shpërthejë në të qeshura.
Shikoni videon