Saturday, November 2, 2024
spot_img

“Na droguan dhe grabitën”/ Bashkëshortja e futbollistit të njohur, rrëfen tmerrin

- Advertisement -..

Bashkëshortja e futbollistit të Real Madrid, Fede Valverde, Mina Bonino ka treguar se pushimet e tyre këtë vit në Ibiza, në vend të qetësisë, kishin sjell ankth pas një ngjarje të pazakontë. Nëpërmjet rrjeteve sociale ajo tregoi se u kishte ndodhur një peripeci e tmerrshme.

“Kur mbërritëm në shtëpinë që kishim marrë më qira, kuzhinieri ishte aty. Ai më tha se kishte vetëm një çelës dhe do e merrte në mënyrë që të vinte në mëngjes të gatuante dhe të mos na shqetësonte.

Të nesërmen nuk mund të ngrihesha nga shtrati, ndjehesha shumë keq dhe i telefonova një mikeje që të vinte të merrte djalin. Pas një ore dola dhe pashë tre valixhet e mia të hapura në sallon dhe mikja ime po pastronte gjithçka. Ajo më pyeti se mos kisha qenë duke kërkuar ndonjë gjë. meqë mendoj se isha e droguar, kam qeshur dhe nuk kuptoja asgjë nga ajo që po ndodhte”, vijoi Bonino.

Më pas, ajo kishte kërkuar portofolin për të marrë para dhe aty e kishte kuptuar se diçka e keqe kishte ndodhur. “Kuzhinieri u shfaq në ato momente dhe më tha që kishte parë paratë në një tavolinë. Të gjithë mendonin se një gjë e tillë ishte normale pasi unë lë gjërat rreth e rrotull në rrëmujë. Por pikërisht në atë moment, kuzhinieri vendosi të jepte dorëheqjen duke deklaruar se nuk punonte më me kompani pasi ndodhnin gjëra të tilla”.

Ai ishte larguar dhe më pas kishin mbërritur personat që i kishin dhënë vilën me qira, të cilët kishin dyshime se gjithçka e kishte bërë kuzhinieri e kështu mendonin se ndoshta duhej edhe të kontrollonin ushqimet e të bënin teste, pasi kishin frikë se të gjitha kishin qenë të helmuara apo droguara.

“Ndaj na çuan në spital për të bërë teste. Analizat treguan që kishim kokainë, marijuana, ekstazi, amfetamina dhe antidepresant në gjak, të gjitha në sasi shumë të ulëta, por aq sa të plaçkitnin shtëpinë tonë dhe ne të mos kuptonim asgjë. Kaluam ditën e parë të pushimeve në spital, më volli sipër mikja ime dhe na grabitën disa të panjohur që më kanë parë duke fjetur lakuriq e ndoshta kjo është ajo që më shqetëson më shumë”, shkruante gazetarja spanjolle për pushimet e saj të tmerrit në Ibiza, nga e cila ishin larguar për të bërë pushimet më pas në Bali.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X