Prej kohësh përflitet ribashkimi i tyre, por çifti nuk deklarihet akoma publikisht. Ata tregohen strategë për të mbajtur fronin e vëmëndjes dhe marketingut.Herë pas here të dy lëshojnë ndonjë sinjal për të mbajtur në kontroll vëmëndjen.
Reagimet konkrete të vetë Bora Zemanit në lidhje me historinë e saj me Donald Veshajn kanë qenë të rralla, ndaj postimet e saj shpesh merren si një lloj ‘reagimi’ ndaj aktorit. Së fundmi një video e moderatores po bën xhiron e rrjetit. Bora postoi një video në TikTok ku ka sinkronizuar buzët me një pjesë të filmit “Dy Gisht Mjaltë”, specifikisht në një dialog mes Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit.
“Po mirë mo idjot. Kur ne nuk jemi ndarë akoma në gjykatë si do martohesha prapë unë. Hë mo!! Po çfarë mendove ti mo çfarë mendove?? Që do ndalojë dasmën si nëpër filma që do të të hidhesha në krahë do qaja. Çfarë? Çfarë mendove ti? Rri tani se na turpërove, lamë nam këtu në mes të gjithëve”- thuhet gjatë videos, të cilën Bora e ka shoqëruar me mbishkrimin: Kur je me nerva dhe vetë pyet e vetë përgjigjesh.
Ndërsa të tjera kanë etiketuar edhe aktorin Donald Veshaj duke i drejtuar edhe pyetjen që dëgjohet gjatë videos së Borës.
Fansat e aktorit i kërkojnë atij një reagim publik pas kësaj videoje të publikuar nga Bora.