Monday, January 19, 2026
spot_img

Latest Posts

Këngëtari i njohur shqiptar i del në mbrojtje Don Xhonit pas lajmit të kopjimit të klipit

Këngëtari Labinot Tahiri i njohur si Labi, tashmë e ka dëshmuar se është një përkrahës i madh i artistëve të rinj.

Edhe më parë ai ka treguar se mbështet gjeneratat e reja në muzikë. Kështu ka vepruar edhe së fundmi duke publikuar në Instastory, këngën më të re të Don Xhonit.

Mirëpo, çfarë tërhoqi vëmendje ishte mbishkrimi sipër fotos. Labi ndër të tjera shkruan se Doni i kujton veten kur ka nisur karrierën në muzikë.

“Ky artist ma kujton kohën kur kam pas hyrë si tornado në estradë dhe kur shikonin me çdo mjet që të më rrëzonin, nuk ia patën dalë.
Zoti ka fuqinë mbi ne, e jo ne mbi njeriun.

Don Xhoni një shpirt artisti që edhe aktrimin në klip e bën si të ishte realitet. Suksese rap artist e jasha Drenica, Kosovë e Shqipërisë,”-shkruan Labinot Tahiri.

Më herët ju kujtojmë që “Katile” e Don Xhonit pas publikimit një ditë më parë u akuzuar se ka vjedhur idenë e klipit nga një artist i huaj. Kjo pasi është vënë re se shumica e skenave të klipit të reperit nga Drenica, janë të kopjuara nga klipi i artistit armen Oksy Avdalyan me Super Sakon, i titulluar “Ser chka”, i publikuar tre javë më parë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X