Saturday, November 2, 2024
spot_img

Ledri Vula flet për ish të dashurat Dafinën dhe Dua Lipën/ Tregon mardhënien mes tyre

- Advertisement -..

Reperi i njohur Ledri Vula nuk e ka aspak problem të flasë për ish të dashurat e tij, madje ai mund të bëjë edhe bashkëpunime me ta apo të shkëmbejë edhe mesazhe.

Këtë e ka treguar vetë Ledri Vula gjatë intervistës së tij në emisionin e binjakëve Veshaj, “Më lër të flas.” Romeo dhe Donaldi e ngacmuan Ledrin për jetën e tij private dhe historitë e tij të së kaluarës, dhe reperi foli pa doreza.

Para disa vitesh, Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula patën një histori të shkurtër dashurie, e cila edhe pse mbaroi me bujë në mediat rozë, duket nuk u bë shkak për prishjen e miqësisë mes tyre. Madje dhe partnerja aktuale e Ledrit, Sara Hoxha nuk bëhet xheloze për këtë fakt.

I pyetur se për cilën këngëtare shqiptare është bërë xheloze partnerja e tij, me të cilën ka një vajzë, Ledri dha një përgjigje që nuk e prisnim.

“Kur Sara më ka lënë të bëj këngë me Dafinën për të tjerat nuk bëhet xheloze”, tha ai, duke shkaktuar brohoritje në sallë.

Një tjetër lidhje e Ledrit që u risoll në vëmendje puntatën e mbrëmshme, është ajo me këngëtaren me famë botërore Dua Lipa.

Ledri Vula dhe Dua Lipa nisën të frekuentoheshin në vitin 2013- të, kur këngëtarin nga Kosova e njihnin të gjithë, ndërsa Dua po tentonte të çante në tregun e vështirë britanik. Ata i kemi parë disa herë bashkë nëpër rrjete sociale, por lidhja e shumëpërfolur nuk zgjati shumë.

Verën e kaluar teksa ndodhej në Tiranë Dua u takua me partneren dhe vajzën e Ledrit teksa të gjithë publikuan foto gjatë takimit në rrjetet sociale.

Ledri Vula u pyet nëse është bërë pishman që i ka dhënë fund lidhjes me Dua Lipën pasi me të mund të kishte mundësi për zgjerimin e karrierës jashtë vendit.

“Unë dua të mbetem në tregun tonë, po të doja do kisha bërë bashkëpunime me të jashtmit, por unë vazhdoj të bëj këngë me kolegë, s’dua të jem larg familjes”, tha Ledri.

Reperi zbuloi gjithashtu edhe një mesazh që ka marrë nga Dua Lipa.

“A të tregoj të drejtën, më ka bërë përshtypje duke e marrë parasysh që është një yll botëror, se nuk e prisja që të më përgëzonte pas natës në Sunny Hill, s’më ka shkruajtur vetëm mua, por mua edhe Lumit na ka shkruar Dua Lipa”, tha reperi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X