Saturday, November 2, 2024
spot_img

Gjon’s Tears rrëfen eksperiencën e tij në festival

- Advertisement -..

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, është një ndër artistët më të komentuar për shkak të suksesit të padiskutueshëm që pati në Eurovision 2021, ku përfaqësoi Zvicrën me këngën “Tout L’Universe”.

I ftuar në “A Live Night”, Gjoni foli për jetën e tij personale dhe profesionale ku ndër to rrëfeu dhe eksperiencën e paharrueshme në ‘Eurovizion’.

Ai e cilësoi si eksperiencën më të bukur në botë sidomos pas reagimit të gjyshit të tij, i cili ishte përlotur nga performanca e artistit. Gjoni shtoi se ndihej krenar që arriti të merrte pjesë në festival.

“E kam pas parë Eurovision me sytë e fëmijës, jo për të kuptuar impaktin që ai kishte. Kuptova që ishte diçka e madhe. Në atë moment thashë okay, por nuk besoja ta merrnin këngën. Më morën dhe ishim tek dhjetë të fundit. Kur këndova live direkt vendin e parë. Më thanë që do përfaqësoj Zvicrën dhe u thashë direkt prindërve. Nisa punën, kisha frikën e zërit. Kjo është frika ime që do jetë gjithmonë. Në atë moment ishte gjëja më e rëndësishme të jesh perfekt, të jesh një robot.

Shkova dhe dola në vendin e tretë. Ishte eksperienca më e bukur në botë. Sapo dola nga skena ishte gjyshi në telefon me lot. Ai e pa këtë. Ishte një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Në atë moment të gjitha kushtet ishin bashkë, për ta bërë atë eksperiencën më të bukur në jetën time. Ndihem shumë krenar për këtë eksperiencën e Eurovision. Kam parë në sytë e gjyshit një kënaqësi, një krenari që e di që ka kaq shumë njerëz që nuk e kanë këtë fat ta jetojnë këtë”- rrëfeu artisti.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X