Saturday, November 2, 2024
spot_img

Këngëtari zbulon pse njihet si Gjon’s Tears: Gjithçka nisi…

- Advertisement -..

Artisti shqiptar, Gjon Muharremaj i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears ka treguar se si lindi emri i tij artistik. I ftuar këtë mbrëmje në “A live night” në Top Channel ai tha se gjithçka nisi me lotët e gjyshit të tij. Gjon shprehet se gjyshi i tij ka qenë shtysa e tij më e madhe që të merrej me muzikë dhe ka punuar shumë që ta bëjë krenarë atë.

Gjoni tregon se në momentin që ai ka kënduar “Can’t Help Falling In Love” të Elvis Presleyt, gjyshi i tij ka qarë dhe kështu ka krijuar emrin artistik.

 “Isha interesuar për muzikë klasike dhe fillova pianon, sa kisha fillu pianon kur erdhi gjyshi me pushime në shtëpinë tonë, kisha piano elektrike dhe kisha këngën ‘Can’t Help Falling In Love’ të Elvis Presleyt,  ua tha po kjo është kënga ime e preferuar edhe më tha a mund të ma këndosh. Unë në atë moment thash paska lajthit gjyshi se unë asnjëherë nuk kam këndu, ça thotë a mundet me e këndu. E mësova dhe e mësova sa më shumë këngën, e më në fund para se të shkonte në Kanada se jeton atje, ia këndova këngën dhe ai nisi të qajë. Ishte e njëjta ndjesi si me Bach. Aty kuptova vlerën dhe mundësinë e muzikës, që okay ti mund t’i prekësh njerëzit në atë mënyrë… dhe sidomos kultura e shqiptarëve dhe e Kosovës që gjyshërit normalë nuk qajnë kurrë. Kur e shikoj njeriun më të fortë të jetës sime me lot… ishin lotët shumë simbolikë dhe shumë të rëndësishme për mua. Kur krijova konceptin e Gjon’s Tears , unë gjithmonë i kam ruajtur lotët. I mbaj gjithmonë se gjyshi më ka thënë e di që do bëhesh i madh por s’do të jem këtu me të pa, prandaj kam shku me i bo të gjitha që t’i shohë ai, jam krenar dhe i bindur që ai i ka parë të gjitha gjërat, se ai ishte fillimi i gjithçkaje, pa atë s’kisha bërë fare muzikë. Unë pianon e kisha qejf, por gjyshi ma zgjodhi, unë provoja të tjera gjëra. Kam provuar karate, futboll,”- tha Gjoni.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X