Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ajo së fundmi i ka kushtuar një rëndësi të madhe programit “Më lër të flas” që drejtohet nga vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj.
Kryefjala bën me dije se programi i vëllezërve do të finalizohet për këtë vit me këngëtaren Era Istrefi. Së fundmi, Lori dhe Era janë parë së bashku në takime.
Mirëpo në darkën e tyre është parë edhe stilisti i famshëm, Valdrin Sahiti.
Sa i takon të ftuarve të tjerë, mësohet se do të jenë dyshja mjaft simpatike, Dojna Mema dhe Vlashent Sata.
Lori ka menduar mjaft mirë që mbylljen ta bëjë me Era Istrefin dhe në fakt kjo është një super gjetje nga ana e saj.
Nga ana tjetër, Lori pak kohë më parë bëri me dije se Big Brother VIP 2 Albania do të startojë në fund të dhjetorit.
“Në fund të dhjetorit, direkt pas përfundimit të Fifa World Cup 2022 që do të na pushtojë ekranin gjithë nëntorin dhe shumicën e dhjetorit dhe do të ketë hapësirën e dedikuar në Top Channel si gjithmonë. Por deri atëherë, programacioni ditor edhe ai prime time do të jetë shumë lart, ndaj nuk do e ndjeni shumë mungesën”, shkruante ajo në një postim në Instastory.