Intervista e fundit e Loredanës duket se nuk i ka pëlqyer aspak Mozzik i cili e ka reaguar në rrjetet sociale duke e ironizuar.
Reperi i ka dedikuar disa postime asaj, që që për shumë ndjekës mund të duket si deja vu. Edhe gjatë ndarjes së tyre të parë në 2019, Mozzik shpërtheu disa herë ndaj nënës së vajzës së tij në rrjetet sociale. Në një status në Instagram, artisti shkruan: “Ndonjëherë të duhet vetëm ****, asgjë tjetër.
Nga ana tjetër, Loredana nuk i është përgjigjur.
Ky reagim vjen pasi Loredana foli si rrallëherë në një intervistë përMozzik. Më herët ajo bëri të ditur përmes një Instastory se nuk ka më asnjë kontakt me ish-partnerin e saj. Gjatë një interviste të dhënë për mediat e huaja, reperja u pyet për detaje nga raporti i saj aktual me Mozzik. Ajo tregoi se ajo nuk ka asnjë konakt më me Mozzik, por sigurisht ai ruan kontaktet me vajzën e tyre Hanën.
Menjëherë pasi u publikua intervista e reperes, Mozzik bëri një postim thumbues në Instastory. Krahas një fotoje të tij duke buzëqeshur, Mozzik shkruante: “Kush shkel mbi thërrimet e bukës, e vret buka gjithmonë”, shoqëruar me një emoji.
Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2018, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre.