Një fotografi e Don Xhon bashkë me politikanin e njohur Gani Geci u shpërnda kudo në rrjetet sociale.
Kjo përshkak shakasë që ky i fundit bëri me reperin duke iu referuar lidhjes së tij me modelen ruse ku shkruante: “Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon i vetmi deri më tani që e ka mundur Rusinë”.
Foto me mbishkrimin u shpërnda nga artisti, i cili ia ka bashkangjitur disa emoji duke qeshur.
Kjo si duket ka nervozuar Ariana Lirey, e cila ka reaguar duke ofenduar rëndë ish-të dashurin e saj.
Ajo ka publikuar një story të lajmit, ku ka shkruar: “Rusia nuk mposhtet, qullash”.
Deri tani reperi nuk ka pasur ndonjë reagim.
Kujtojmë që Don Xhoni dhe Ariana patën një romancë me njëri tjetrin por që gjithçka përfundoi shumë shpejt.