Wednesday, October 23, 2024
spot_img

Pushuesit bojkotojnë ‘jugun’ / Çmimet skandaloze ‘shkatërrojnë’ turizmin

- Advertisement -..

Pjesa e jugut të Shqipërisë mbahet më e lakmuara dhe futet te më fitim-prurësja. Si kurrë më parë në ndonjë sezon veror të shkuar, Vlora nuk ka qenë më e zbrazët… Turistët prej të cilëve pushtohej çdo vit, kanë zgjedhur destinacione të tjera dhe jo Shqipërinë. Ata janë shprehur për kamerat, se çmimet janë të larta për Shqipërinë.

Plazhet janë të gjitha të boshatisura, ndërsa hotelet janë më pak se 50% me dhoma të rezervuara, e thënë kjo nga vetë menaxherët e hoteleve. Deri në 350€ shkojnë çmimet për një natë pushimi.

“Kemi një ndryshim të çmimeve rreth 20-30% , konkretisht nëse çmimi i një dhome çift shkonte deri në 60 euro sivjet shkon deri në 80 euro. Një dhomë triple shkonte 90 euro sivjet shkon 110 euro. Përsa i përket prenotimeve, vjet në datën 8 korrik nisi fluksi i madh, sivjet jemi duke pritur ende”, deklarojnë ata për mediat.

Problematikë kryesore e braktisjes së plazheve nga turistët mbeten çmimet e larta. Shezlonget variojnë nga 5 mijë lekë të vjetra në zonën e Lungomares e deri më 10-20 mijë lekë të vjetra duke u zgjatur përgjatë vijës bredgetare.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X