Një farë simpatie e kam për të!
Ishte kjo deklaratë e Andi Artanit për Beatrix Ramosajn disa kohë më parë në rubrikën “Kë zgjedh” të emisionit “Mirage” që shkaktoi një zhurmë të re në rrjet. Kaq mjaftoi që publiku të fillonte të imagjinonte si çift të mundshëm këngëtaren me ish-konkurentin e Përputhen. Ky i fundit është shumë aktiv në Instagram, duke përditësuar ndjekësit me foto e video nga jeta e përditshme.
Teksa deri tani nuk kemi pasur një reagim nga Trixa për deklaratat e Artanit, ish-banorja e Big Brother Vip e ka bërë lëvizjen e saj. Në foton e postuar nga Andi, këngëtarja nuk ka harruar të lërë një koment.
“I Dukagjinit mo,”-shkruan ajo. Duke ripërsëritur deklaratën që ai kishte bërë për të, ku u shpreh gjithashtu se një ndër arsyjet që e pëlqen është se janë nga i njëjti vend.
Ky koment i ka nxitur edhe me tepër ndjekësit, duke marrë pëlqime të shumta. Andi Artani nuk ka humbur asnjë moment për ti kthyer përgjigje Beatrixës.
“Kjo është e qartë,”-shkruan ish-konkurenti i Përputhen duke e shoqëruar edhe me puthje.