Ish-Miss Kosova, Agnesa Vuthaj, ka rënë pre e një grabitjeje. Ajo sot ka denoncuar ngjarjen në Policinë e Kosovës, ku ka deklaruar se në shtëpinë e saj në Çagllavicë kanë hyrë disa grabitës.
Bukuroshes i kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash dhe stoli të çmuara ari. Ndërkohë nga vetë Agnesa nuk ka patur asnjë reagim publik. “Lidhur me këtë informatë është angazhuar njësia policore, ku e njëjta ka kontaktuar me sigurimin e lagjes dhe na njofton se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e Agnesa Vuthajt, ku kjo e fundit nuk është prezente dhe kanë vjedhur mbi 100 000 (njëqind mijë) Euro para të gatshme dhe diku rreth 300 000 mijë euro gjëra të çmueshme duke përfshirë, ari, orë dhe bizhuteri të ndryshme”, thuhet në raportin e Policisë.
Bukuroshja përherë është aktive në rrjete sociale, duke ndarë kështu informacione rreth jetës dhe karrierës profesionale.
Ajo tashmë ka arritur të ngrejë biznesin e saj, duke prodhuar koleksione veshjesh të ndryshme. Përsa i përket jetës private, Agnesa është shumë e rezervuar dhe mundohet ta mbajë atë sa më larg syrit të publikut.