Friday, November 1, 2024
spot_img

Amber Heard sërish në gjykatë / Ja vendimi që u mor

- Advertisement -..

Një tjetër betejë e humbur për Amber Heard në luftën e saj gjyqësore me Johnny Depp.

Sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga E!News në një urdhër të ri të datës 13 korrik, gjyqtarja e Gjykatës së Qarkut Fairfax Penney Azcarate hodhi poshtë argumentin e Heard se asaj nuk iu dha një gjykim i drejtë pasi vendimi u mor nga një juri e pathirrur, duke cituar se nuk kishte “asnjë provë për mashtrim”.

Për më tepër, Azcarate – e cila kryesoi gjyqin e gjatë gjashtë-javor të Depp kundër Heard-it – deklaroi në vendimin e saj se juri në fjalë ishte “verifikuar nga gjykata në procesverbal dhe plotësonte kërkesat ligjore për shërbim“, si dhe u mor në pyetje dhe u miratua nga të dy ekipet ligjore të Heard dhe Depp para gjyqit. Gjykatësja gjithashtu shkroi se lista e jurisë iu dorëzua avokatit të Heard pesë ditë përpara gjyqit, kështu që aktorja “kishte çdo mundësi të kundërshtonte këtë çështje”.

Më 1 qershor, një panel prej shtatë anëtarësh e shpalli Heardin përgjegjëse për shpifje ndaj Depp në një shkrim të ‘Washington Post’ të vitit 2018, në të cilin ajo e përshkroi veten si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”. Megjithëse ajo kurrë nuk e përmendi me emër aktorin e ‘Piratëve të Karaibeve’ në ese, avokatët e Depp më parë pretenduan në dokumentet e gjykatës se Heard “e sajoi historinë me shpresën për të gjeneruar publicitet pozitiv dhe për të çuar përpara karrierën e saj”.

Juria fillimisht i dha Depp-it 15 milionë dollarë dëmshpërblim, megjithëse dëmet ndëshkuese më vonë u reduktuan nga Azcarate duke e bërë dëmin total të dhënë pothuajse në 10.4 milionë dollarë. Heard, e cila ngriti një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh kundër Depp për një “fushatë shpifjeje në internet”, iu dha 2 milionë dollarë si dëmshpërblim.

Avokatët e Heard paraqitën një mocion prej 43 faqesh javën e kaluar duke kërkuar nga Gjykata e Virxhinias që të anulonte verdiktin e saj në padinë për shpifje të paraqitur nga Depp, duke pretenduar se gjykimi nuk u mbështet nga provat gjatë procesit. Avokatët e Heard argumentojnë gjithashtu se trupa gjykuese mund të jetë zgjedhur edhe në mënyrë të paligjshme duke dhënë datëlindjen e gabuar gjatë përzgjedhjes.

Më pas erdhi edhe përgjigja e ekipit të Depp që mbronte vendimin, duke këmbëngulur që gjykata e Virxhinias të refuzojë kontestimin e pabazë të Heard.

“Pas një gjyqi gjashtë-javor, një juri me kolegë të zonjës Heard dha një vendim kundër saj pothuajse në të gjitha aspektet,” thotë dokumenti në kundërshtim nga avokatët e Depp. “Edhe pse kuptohet e pakënaqur me rezultatin e gjyqit, zonja Heard nuk ka identifikuar asnjë bazë legjitime për të lënë mënjanë në çdo aspekt vendimin e jurisë”, thuhet në dosjen në ‘Fairfax County’. “Ligji i Virxhinias është i qartë se një vendim nuk duhet të anulohet nëse nuk është “qartësisht i gabuar ose pa prova për ta mbështetur atë,”.

Avokatët e Johnny thanë se ka prova të qarta që pasi eseja e Amber u publikua në ‘Washington Post’ në vitin 2018, ai nuk ishte përfshirë në asnjë projekt dhe nuk u shfaq në asnjë prodhim të vetëm deri në tetor 2020. Vetëm kaq, thonë avokatët, mbështet verdiktin prej 10 milionë dollarësh. “Aktgjykimi u mbështet mirë nga provat dërrmuese, në përputhje me ligjin dhe nuk duhet të anashkalohet. Z. Depp me respekt parashtron se Gjykata duhet t’i mohojë mocionet pas gjykimit të zonjës Heard, të cilat shkojnë në joseriozitet.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X