Tuesday, January 20, 2026
spot_img

Latest Posts

Aktori i njohur shpërthen keq ndaj Amber Heard

Mickey Rourke mendon se Amber Heard shkoi pas parave të Johnny Depp në gjyqin për shpifje të tyre.

“E kam njohur Johnny për shumë vite, por nuk e njoh nga afër”, tha ylli i “Sin City” në “Piers Morgan Uncensored”. “Gjithçka që mund të them është se një herë isha në një situatë ku u fajësova për diçka që nuk e bëra. Më kushtoi punë në kinema për disa vite dhe më shkaktoi një reputacion të keq.”

Rourke mund t’i jetë referuar pretendimeve të ish-gruas së tij modele Carré Otis se ai ishte abuziv dhe se e kishte kërcënuar se do të vriste veten nëse ajo nuk martohej me të. Ata ishin të martuar nga viti 1991 deri në vitin 1999.

Më në fund, e vërteta doli, por e vërteta doli pasi humba filmat dhe humba vendet e punës dhe kështu u ndjeva keq për dikë që po përpiqej të copëtohej nga një materialiste e dhënë pas lekëve,” vazhdoi ylli i “Angel Heart”, duke iu referuar Depp dhe Heard.

Kur Piers Morgan e pyeti nëse Rourke beson se Heard është materialiste, aktori u përgjigj: “Absolutisht.”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X