Friday, November 1, 2024
spot_img

U tradhtua nga Andi?! Melisa Lleshi zbulon të vërtetën dhe flet për raportin me Majk

- Advertisement -..

Melisa Lleshi thotë se kënga e saj e fundit nuk është dedikim për Andi Shehin.  Dëgjuesit e Melisës shprehen të bindur se teksti është një dedikim për ish-të dashurin teksa kënga ka ngritur dyshime se Andi e ka tradhtuar. Ndër vargje ajo thotë: “A ma shumë se unë ta thyn ajo? Po hala në zemër m’ki tattoo, e dije se si unë nuk t’vijn mo. S’ki mu pa s’ki mu pa ma adios, t’i kam fal merri tana adios.”

Por sipas ish-konkurrentes së ‘Për’puthen’ teksti i këngës së saj nuk ishte një dedikim për të. “Kënga është shkruar për të gjitha vajzat. Po ta analizosh këngën, çdo fjali apo çdo dy fjali është një histori ndryshe dhe nuk besoj që ka vajzë që pas ndarjes nuk e gjen veten në atë këngë.”- tha ajo në një intervistë për ‘Top Albania Radio’.

Por cila ka qenë arsyeja e ndarjes me Andin nëse jo tradhtia? Melisa tha se ajo meriton më shumë pa specifikuar se çfarë ka ndodhur. “Sepse ishte më e mira(Ndarja). Ishte e kam thënë dhe po e them dhe do vazhdoj ta them, unë meritoj më shumë. Tani kam kohën time për muzikën, ai ka kohë për të bërë gjithë gjërat e tij dhe i uroj më të mirat. Jam nonstop në studio me kolegët e mi, jam dhe me bashkëpunime. Më ka ndihmuar shumë muzika. Ishte një derë për mua ‘Për’Puthen’. Po tani i jam futur shumë me kokë, po i marr gjërat me zor.”

Ndërkohë, Melisa po përflitet për një lidhje me Majk. Dyshja u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një hotel në Tiranë, disa ditë më parë. Sa i takon marrëdhënies me Majk, Melisa tha se janë takuar rastësisht në hotel.” Jo(Nuk ka asgjë). Madje na çuan edhe në hotel. Ka qenë dhe një rastësi kur jemi takuar. Madje dhe te fotot duket që gjithësecili është në punën e tij, thjesht jemi përshëndetur. Jemi njohur nga rrjetet sociale, thjesht kemi thënë suksese edhe kaq, gjëra shumë normale që fliten mes kolegësh.”

E pyetur nëse do të merrte pjesë në ‘Big Brother VIP2’, Melisa e la të hapur si mundësi: “Nuk e di të them të drejtën. Duke ditur eksperiencën time në ‘Për’Puthen’ nuk e kam përjetuar dhe aq mirë. Tani jam gati dhe them mund të përballoj çfarëdolloj gjëje që ka të bëjë me famën po ajo ideja e të qëndruarit mbyllur, duhet të lë shumë gjëra pezull. Nuk e di po do ta mendoja.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X