Ndoshta as ajo vetë nuk e mendonte se për disa muaj rrjesht do të ishte një ndër emrat më të lakuar në media.
Po flasim për Beatrix Ramosaj, e cila është përfolur shumë, sidomos pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother Vip, për romancën me Donald Veshajn dhe ngjarjet që e pasuan.
Sot kur kjo histori ka marrë fund, të paktat kanë qenë prononcimet e këngëtares në lidhje me këtë çështje. Por, thumbimet herë pas here në rrjetet sociale nuk kanë munguar.
Së fundmi, Trixa ka postuar disa foto në Instagram, ku vëmendjen e ka marrë përshkrimi i tyre.
“Lloj i gruas që vjen një herë në jetë”-shkruan Ramosaj krahas fotove.