“Joe Jonas dhe Sophie Turner kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë së bashku”, konfirmojnë burimet e afërta për çiftin ekskluzivisht për PEOPLE.
“Joe dhe Sophie janë të lumtur të njoftojnë ardhjen e vajzës së tyre,” thonë përfaqësuesit.
Aktorja e “Game of Thrones”, konfirmoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë në një intervistë me Elle UK të publikuar në fillim të muajt maj.
“Kjo është ajo që është jeta për mua – rritja e brezit të ardhshëm,” tha Turner asokohe. “Gjëja më e madhe në jetë është të shoh vajzën time duke u forcuar. Ne jemi shumë të emocionuar që po zgjerojmë familjen. Është bekimi më i mirë që kemi pasur ndonjëherë.”
Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë së bashku, vajzën Willa, në korrik 2020.