Gazetarja Balina Bodinaku u shpreh se në një farë mënyre i ka ardhur në majë të hundës që çdo herë e pyesin për Big Brother.
Ajo tha se nuk pritej që produksioni të kishte aq shumë sukses duke u shprehur që gjithkush ka folur për këtë spektakël.
Bodinaku: Shumë faleminderit se më ka ardhur kudo ku shkoj, është normale që të merrej publiku se prandaj ishte ai format, dhe me vjen mirë. Por më ka ardhur mua, se në çdo studio më pyesin për Big Brother. Normalisht u tejkaluan pritshmëritë e formatit dhe produksionit dhe njerëzve. Kam takuar njerëz që më kanë thënë se ishin të varur nga Big Brother.
Ka pasur shumë opinione dhe që kanë tërhequr edhe kritika. E prisja që të kishte kritika sepse je aty i ekspozuar. Ka pasur në momente të caktuara agresivitet dhe dhunë verbale të madhe. Unë kam qenë e përgatitur për këtë pjesë dhe e kam përballuar mirë.