Friday, November 1, 2024
spot_img

Noizy flet si rrallëherë për jetën personale

- Advertisement -..

Gjatë intervistës që dha për emisionin “Abc e pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, Noizy mori dhe një mesazh prekës nga prindërit e tij. Në një videomesazh, babai i tij Bashkim Rajku, tregoi edhe njëherë se sa krenar është për atë që ka arritur i biri përgjatë këtyre viteve karrierë muzikore.

“Jam shumë krenar për ty, për punën që ke bërë gjithë këto vite dhe të urojmë shumë suksese në koncertin. Pas kaq shumë vitesh, do të të realizohet ëndrra jote që kaq shumë ke dashur.”, tha i ati. I surprizuar, Noizy shtoi se babai i tij është shoku i tij më i ngushtë.

Por, befasitë nuk përfunduan me kaq. Një tjetër mesazh prekës erdhi dhe nga e ëma. “Mami të uron të gjitha të mirat dhe suksese në këtë sipërmarrje kaq të madhe. Jam shumë e lumtur që po realizon ëndrrat e tua për ditë e më shumë. Jam shumë krenare për ty por dhe pak xheloze jam.

Kur isha në shkollë, më thoshin njerëzit goca e Jakut je. Tani që u rrite, më thonë mami i Noizy-t je. Po unë kush jam, kur do të jem vetvetja. Bëj shaka sepse jam shumë e lumtur që zoti më ka falur këtë familje.”, tha ajo ndërsa nuk mungoi dhe kërkesa tipike e nënave që të gjejë një nuse dhe të bëhet me fëmijë.

Marrë shkas nga komenti që bëri e ëma, moderatori e pyeti reperin rreth jetës personale. Ndonëse nuk zbuloi nëse ka ndonjë vajzë që i ka rrëmbyer zemrën, reperi theksoi se martesa nuk është në planet e tij të afërta për shkak të angazhimeve dhe koncerteve të shumta.

“Nuk planifikoj diçka. Është diçka që vjen natyrshëm dhe gjëja e fundit që nuk dua ta sforcoj. Ndoshta ngaqë jam shumë i dedikuar pas muzikës. Unë udhëtoj jashtë vendit mbi 180 herë në vit dhe ajo gjë që kërkon mami, kërkon qetësi, kërkon vëmendje ndaj personit dhe e kam gjënë më të vështirë për momentin. Por që për momentin nuk e shoh të afërt.”, tha ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X