Era Istrefi u bë një emër ndërkombëtar pas suksesit të këngë “Bonbon”, e cila në vitin 2016 i hapi rrugë drejt një kontrate me gjigandët e muzikës “Sony” dhe “Ultra Music”.
Pas suksesit të “Bonbon” Era Istrefi si disa artiste të tjera shqiptare vendosi që ta provojë veten edhe jashtë kufinjve të Shqipërisë. Tashmë ajo u rikthye me dy projekte të reja në tregun shqiptar, pas dy vitesh pausë nga muzika, ndërsa gjatë mbrëmjes së sotme ajo ka rrëfyer fillimet në tregun ndërkombëtar. Këngëtarja sqaroi edhe aryset e pausës së gjatë nga muzika.

“Tregu ndërkombëtar aq sa është i veçantë, i mirë është edhe sfidues sepse është i madh shumë. Domethënë në tregun shqiptar dallimi është që ti mund të lançosh këngë çdo javë nëse do. Në tregun ndërkombëtar merr më shumë kohë, rrjeti është më i gjerë. Gjitahshtu edhe kontratat e bëjnë më të vështirë për artistin për të publikuar këngë më shpesh ose të zgjedhë këngët që do të publikojë. Të jetë origjinal… Më mori pak kohë pausa që bëra pikërisht doja të rregulloja këtë punë, të ndaj tregun shqiptar nga tregu ndërkombëtar. Që të mund të jem e lirë në muzikën shqipe dhe të vazhdoj edhe në tregun ndërkombëtar në metodat e veta”– tha ajo në “Më Lër të Flas.”
Ndër të tjera ajo ka sqaruar një herë e mirë edhe të vërtetën e kontratës së saj me gjigandët e muzikës “Sony” dhe “Ultra Music”.
“Unë ende jam në kontratë me Ultra Music, nuk ka ndryshuar asgjë përveç negociatave. Vazhdoj të jem me ta për tregun ndërkombëtar, jo për tregun shqiptar. Projekt muzikor do të jetë së shpejti në tregun ndërkombëtar”- tha ajo.

Era Istrefi tashmë është përsëri aktive me karrierën e saj, duke publikuar këngë të reja dhe duke zhvilluar koncerte brenda dhe jashtë trojeve tona.
Ndërsa flasim për performanca jashtë vendit, Era ka lajmëruar surprizën e rradhës për fansat e saj në gjithë shqiptarinë. Së bashku me shumë artistë të tjerë të njohur edhe Istrefi do të jetë pjesë e festivalit “We love Albania”. Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja në instastoryn e saj.



