Megi Pojani dhe Noizy i kanë dhënë fund miqësisë që kanë patur prej vitesh.
Aktorja e ka cilësuar shpesh së Noizy është reperi i saj i preferuar, gjë që e reflektonte edhe në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, Noizy e kishte bërë atë imazh të brandit të tij të veshjeve dhe Megi shfaqej shpesh me veshjet e tij.
Mirëpo, sipas ‘Prive’ dyshja tashmë nuk janë më miq dhe mes tyre ka patur një krisje, arsyeja e të cilës ende nuk dihet. Ata nuk ndiqen më në Instagram teksa nga rrjetet sociale të brandit të Noizyt janë fshirë të gjitha fotot e Megit.
Vetë dyshja nuk ka folur publikisht lidhur me atë që ka ndodhur mes tyre.
Prej disa ditësh tashmë Megi po përflitet për një lidhje me futbollistin e Kombëtares Endri Çekiçi.



