Tuesday, January 20, 2026
spot_img

Latest Posts

Don Xhonit nuk i del e keqja me kolegët, reperi jua “mbyll gojën” me “fakte”

Don Xhoni është një ndër reperat më të dëgjuar të momentit sidomos pas publikimit të këngës më të fundit.

“Katile” ishte lançimi i rradhës i reperit, ku pjesëmarrëse në klip ishte edhe Megi Pojani. Akuzat nga publiku por edhe nga vetë njëri-tjetri i artistëve për blerje klikimesh është bërë një fenomen i zakonshëm tashmë.

Këngët e këngëtarëve shqiptarë në vetëm 24 orë arrijnë mbi një milion klikime dhe kjo shton dyshime për blerje të tyre. Pre e akuza ka rënë edhe Don Xhoni, i cili nuk heziton të thumbojë në rrjetet e tij sociale.

Së fundmi reperi nga Drenica, ka festuar 10 milion klikimet në vetëm 7 ditë të këngës së re, duke ironizuar të gjithë kritikët.

“Shumë katil jam treguar me këto rekorde,”-shkruan Don Xhoni.

Më herët reperi ka ironizuar ata artistë të cilët nuk kanë për ta pranuar kurrë se i blejnë klikimet dhe i bëri të ditur të gjithëve se rezultatet shihen nga dëgjimi i këngës në klube, tiktok, apo edhe në rrugë.

“Kjo puna e ‘fake’- ‘ç’fake’ është debat i thellë, ata që nuk e kanë pranuar kurrë nuk kan për ta pranuar asnjëherë. As nuk më intereson të ma pranoja ndonjëherë ajo lloj shtrese.

Është e thjeshtë, testi shumë i lehtë, dilni dhe shikoni rrugëve çfarë po dëgjohet, klubeve, tiktok, kudo…”– shkruante Don Xhoni.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X