Maluma ka publikuar si rrallëherë një foto me të dashurën e tij Susana Gómez në Instagram.
Artisti kolumbian, emri i vërtetë i të cilit është Juan Luis, ndodhet aktualisht në Portugali ku po zhvillon koncerte për turin e tij “Papi Juancho”. Ai ka gjetur kohën të marrë edhe disa rreze dielli.
Teksa ka ndarë një album me foto nga shteti portugez, në një prej tyre ai shihet tek bën banjo dielli me partneren, të cilës nuk ia ka publikuar portretin, por vetëm trupin.

Maluma është në një lidhje me Susana Gómez. Për të dashurën e tij ka shumë pak informacione pasi ajo nuk është personazh publik. Susan dhe Maluma janë në një lidhje që nga fundi i vitit 2020 kur u fotografuan për herë të parë së bashku. Maluma nuk poston foto me të në rrjetet sociale. Megjithatë, ai bëri një përjashtim ditën e Krishtlindjeve kur “falenderoi Santa Claus” për dhuratën e tij të jashtëzakonshme.
“Faleminderit, Santa”, shkroi këngëtari në llogarinë e tij në Instagram krah një fotoje të paqartë ku shfaqej me Susan duke u puthur para pemës së Krishtlindjes.
Ajo shkon për mrekulli edhe me motrën e këngëtarit, Manuela Londoño. Dhe nuk është mjaftuar vetëm me dashurinë e vjehrrës dhe të kunatës, Susana ka një marrëdhënie të mirë edhe me Yudi Arias, tezen e këngëtarit.



