Rovena Stefa rrëfeu plot entuziazëm rreth një vit më parë se ishte në lidhje me një kosovar dhe se mezi priste të martohej duke u shprehur “kam pritur boll”. Por duket se ky mashkull nuk paska qenë ‘fati i saj’, pasi këngëtarja ka treguar se marrëdhënia e tyre ka marrë fund.
Ajo zbuloi se lidhja e tyre nuk eci teksa theksoi “ndoshta është dikush tjetër që më pret mbrapa dere dhe është më interesant”.
“Po kam qenë në një lidhje, nuk jam më. Nuk është e thënë, mund të jetë dhe nga Hëna, kur nuk shkon, nuk shkon. Ne ndoshta vrapojmë shumë dhe jemi të vështirë në marrëdhënie personale, por jo dhe aq. Ndoshta nuk ka qenë ai fati për mua, ndoshta është dikush tjetër që më pret mbrapa dere dhe është më interesant”, tha Rovena Stefa.

“Për jetën personale do të flasim here tjetër. Kam gjetur një dashuri aq të madhe tek populli im në Kosovë, sigurisht edhe në Shqipëri e ndjej, por këtu ndihem si në shtëpinë time. Kur më thonë më shumë jeton në Kosovë se në Shqipëri, them për mua është njësoj, është tokë shqiptare. Ma gjeni edhe një burrë këtu, e nuk iki fare”, tha ajo.