Friday, November 1, 2024
spot_img

Aktori i njohur i Hollywood ‘nuk i ndahet’ vajzës së Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit

- Advertisement -..

Vitin e kaluar, çifti i njohur në muzikë i viteve ‘90-të, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, i kanë dhënë fund martesës. Pas këtij vendimi kompozitori vendosi të jetojë përfundimisht në Tiranë, ndërsa kantautorja me dy fëmijët në Nju Jork.

Ndonëse prindërit e tyre janë të njohur për publikun shqiptar, fëmijët e artistëve pothuajse asnjëherë nuk janë përfolur në media. Deri më tani, ku vajza e Shpëtimit dhe Mirës, Era Saraçi ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale. Ajo është shumë aktive në “Instagram”-in e saj ku numëron disa mijëra ndjekës.

Këtyre të fundit nuk u ka shpëtuar një detaj në fotot e Erës. Stilisti dhe ylli televiziv amerikan, O’Neal McKnigh komenton në pothuajse çdo foto të vajzës së artistëve. Akoma mbetet mister nëse dyshja gëzojnë shoqëri apo diçka më shumë me njëri-tjetrin.

Ndoshta kjo që shohim është një pëlqim i artistit McKnigh, apo dy personazhet janë në një flirt me njëri-tjetrin. Natyrisht që e gjitha kjo do të shpjegohet në ditët në vijim, duke pritur sesi do të vijojë kjo histori.

Ju kujtojmë që pavarësisht ndarjes, Shpëtimi ruan marrëdhënie shumë të mirë më fëmijët. Vajza e tij Era ka rrëfyer gjatë një interviste më parë se në shtëpinë e tyre nuk kishte asnjë konflikt dhe se festat do t’i gjenin të bashkuar gjithmonë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X