Monday, November 25, 2024
spot_img

Ushqimet që duhet të konsumoni sipas grupit të gjakut

- Advertisement -..

Dieta sipas grupit të gjakut u krijua nga Peter J. D’Adamo. Ai konstatoi se, nëse hani ushqime sipas llojit të gjakut (A, B, AB, 0), mund t’ju ndihmojë të bëni një jetë të shëndetshme. D’Adamo pretendonte se nëse njerëzit hanë ushqime që reagojnë kimikisht me grupin e gjakut dhe nëse ndjekin një dietë të projektuar sipas grupit të gjakut, trupi do ta tresë më lehtë ushqimin dhe në mënyrë më efikase. Kjo lloj dietë ndihmon në rritjen e energjisë dhe parandalon disa sëmundje.

Grupi A

Njerëzit që i përkasin grupit A, iu përshtatet një dietë vegjetariane. Zgjedhje e mirë për grupin A është një dietë e pasur me drithëra dhe perime. Ushqimi do të bazohet në perime, fruta, fasule, bishtajore, drithëra organike dhe të freskëta. Këshillohet që mos të përdoren shumë mishi dhe bulmeti tek personat me këtë grup gjaku, sepse treten me vështirësi.

Grupi B
Dieta e grupit B është e përqendruar në shmangien e ushqimeve që shkaktojnë rënie të sheqerit në gjak, të tilla si misri, gruri, thjerrëzat, kikirikët, farat e susamit etj. Secila nga këto ushqime ndikon në efikasitetin e procesit metabolik duke rezultuar në lodhje, mbajtjen e lëngjeve, hiperglicemi etj. Sipas D’Adamos, personat me grup gjaku B duhet të shmangin mishin e pulës dhe ta zëvendësojnë atë me mish lepuri, dhie, qengji, derri.

Grupi AB
Grupi AB reflekton trashëgiminë e përzier të gjeneve A dhe B. Grupi AB ka karakteristikat e të dy grupeve A dhe B, përfshirë pamundësinë e ngrënies së mishit për grupin A dhe pikën e sheqerit në gjak të grupit B. Njerëzit që i përkasin këtij grupi kanë tendencë të kenë aciditet të ulët në stomak.

Grupi 0

Është konsideruar si lloji më i vjetër i gjakut. Në kohët e lashta, individët me grup gjaku 0 ishin gjuetarët dhe ngrënësit e mishit. Kështu, sa i përket individëve me këtë grup gjaku, në dietën e tyre ata përfshijnë ushqime proteinike, por dhe fruta e perime. Ushqimet që duhet të shmangin janë bishtajoret.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X