Friday, November 1, 2024
spot_img

Pas prishjes së marrëdhënies mes Noizyt dhe Mozzik / Ja anën e kujt mban Loredana

- Advertisement -..

Prishja e miqësisë së Noizyt dhe Mozzik ishte kryefjalë e mediave sociale ditën e djeshme. Por si reagoi Loredana?

Reperja ka qenë mbrëmjen e djeshme duke festuar me mikeshat e saj dhe duke kërcyer me këngët e Noizyt. Një nga mikeshat e saj ka ndarë një video ku shihen duke kënduar ‘Nuk kanë besu’ teksa ka etiketuar edhe Noizyn. Ky i fundit e ka rishpërndarë videon në llogarinë e tij në Instagram.

https://streamja.com/embed/jePLo

Veprimi i Loredanës ka marrë goxha vëmendje dhe nga një pjesë e njerëzve shihet si një mbështetje ndaj Noizyt dhe ironi ndaj ish-partnerit të saj. Të tjerë janë të mendimit se videoja nuk ka lidhje me marrëdhënien e Mozzik dhe Noizyt.

Ditën e djeshme fansat vunë re se dy reperët kanë fshirë bashkëpunimin muzikor të titulluar “Bonjour Madame”. Kënga ka qenë në kanalin e YouTube të Mozzik dhe ka gjasa që të ketë qenë pikërisht ky i fundit ai që ka vendosur të fshijë projektin e tyre të përbashkët duke konfirmuar atë që përflitet prej kohësh: dy reperët nuk janë më miq. Për më tepër ata kanë fshirë edhe postimet e tyre me njëri- tjetrin në rrjetet sociale.

Për më tepër, në rrjet ka patur aludime lidhur me raportin e Noizyt me Loredanën dhe dyshime se mes tyre ka patur diçka më shumë se miqësi dhe bashkëpunim. Madje, Cllevio ka bërë një deklaratë të fortë duke u shprehur para sherrit me Noizyn: “E dini çfarë mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes dy reperëve dhe kush është shkaku i prishjes së miqësisë, por me siguri e vërteta do zbulohet shumë shpejt.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X