Friday, November 1, 2024
spot_img

Ceremonia e veçantë e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck / Çifti po përgatit një tjetër dasmë?

- Advertisement -..

Të tjera detaje janë zbuluar rreth dasmës së Jennifer Lopez dhe Ben Affleck.

Këngëtarja e “Let’s Get Loud” dhe fituesi i Oskarit janë zyrtarisht burrë dhe grua pasi u martuan në Las Vegas gjatë fundjavës. Lopez e konfirmoi lajmin në një mesazh për fansat përmes buletinit të saj “On The JLo” më 17 korrik. “Ne ia dolëm,” shkroi aktorja e ‘Hustlers’, e cila ka qenë më parë e fejuar me Affleck në 2004. “Dashuria është e bukur. Dashuria është e mirë. Dhe rezulton se dashuria është e durueshme. Njëzet vjet durim. Pikërisht ajo që donim. Mbrëmë fluturuam në Vegas, qëndruam në radhë për një certifikatë martese me katër çifte të tjera, të gjithë duke bërë të njëjtin udhëtim për në kryeqytetin e dasmave në botë”.

E! News ka mësuar detaje të reja për dasmën e çiftit. “Ishte shumë spontane”, ka thënë një burim i afërt me Lopez. “Ata kanë planifikuar një ceremoni më të madhe, por e donin ta shijonin këtë moment me familjen e tyre”.

Lopez ka binjakët 14-vjeçarë Max dhe Emme me ish-burrin Marc Anthony, ndërsa Affleck dhe ish-bashkëshortja Jennifer Garner janë prindër të fëmijëve Violet, Seraphina  dhe Samuel. “Ben dhe Jen shkëmbyen unaza dhe betime, por ishte një dasmë tipike argëtuese në Vegas”, shton burimi i brendshëm që ka qenë në ceremoni, e cila u zhvillua në ‘ A Little White Wedding Chapel’. “Ata e pëlqyen shumë si gjë. Ishte vërtet e veçantë.”

Këngëtarja kishte veshur dy fustane mahnitëse për ditën e madhe, ku i dyti ishte një krijim prej dantelle i dizajnuar nga Zuhair Murad. Lidhur me ceremoninë  J.Lo tha: “Pra, me dëshmitarët më të mirë që mund të imagjinoni ndonjëherë, një fustan nga një film i vjetër dhe një xhaketë nga dollapi i Benit, ne lexuam zotimet tona në kishën e vogël dhe i dhamë njëri-tjetrit unazat që do të mbajmë për pjesën tjetër të jetëve tona.”

Burimet theksojnë gjithashtu se Lopez është “e lumtur që më në fund është zonja Affleck”, duke thënë gjithashtu se, “Ben dhe Jen janë plotësisht të fiksuar pas njëri-tjetrit dhe plotësisht mendojnë se ishte e shkruar të martoheshin.”

Lopez, 52 vjeç, dhe Affleck, 49 vjeç, njoftuan fejesën e tyre në prill, një vit pas ribashkimit. “Natën e së shtunës, ndërsa isha në vendin tim të preferuar, në vaskë, dashuria ime e bukur u ul në gjunjë dhe më propozoi për martesë”– njoftoi J.Lo asokohe.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X