Johnny Depp është një njeri i socializuar dhe që e shijon jetën në maksimum- ndoshta edhe më shumë tani që drama me Amber Heard duket se më në fund përfundoi- dhe në horizont është shfaqur një ‘flakë’ e re!
JD u pa në Itali të dielën, ku ai ndodhet për të performuar për ‘Umbria Jazz Festival’ së bashku me shokun e tij, rokerin Jeff Beck. Siç e dini, dyshja janë kthyer në një grup tani dhe performojnë së bashku në vende të ndryshme prej më shumë se një muaji.

Në fotot e publikuara në mediat e huaja, ne shohim Johnny-n duke dalë nga makina për të shkuar në prova… por nuk është vetëm. Ylli i ‘Hollywood’ shihet në shoqërinë e një vajza tërheqëse me flokë të kuqe. Vajza misterioze duket se ishte e vetmja që shoqëronte Johnny-n teksa është parë duke i dhënë atij një çantë në një moment.

Mund të jetë thjesht një pjesëtare e ekipit që po punon me të në turne — ose, sigurisht, mund të jetë një hyrje e re në jetën sentimentale të aktorit, megjithëse nuk ka shumë prova për ta vërtetuar këtë.



