Bella Hadid mund të kurorëzojë dashurinë e saj shumë shpejt.
Sipas një burimi pranë çiftit, i dashuri i modeles, Marc Kalman , po planifikon t’i propozojë asaj këtë vit.
“Bella dhe Marc Kalman janë shumë të lumtur së bashku. Marrëdhënia e tyre po shkon shumë mirë dhe gjërat janë serioze. Ata kanë qenë së bashku për një kohë dhe janë vërtet të dashuruar”, tha insajderi për Entertainment Tonight . “Marc po planifikon t’i propozojë Bella-s në vjeshtë. Ata kanë folur për fejesën dhe dasmën e tyre në Kaliforni.”
Hadid dhe Kalman konfirmuan lidhjen e tyre në korrik 2021, megjithëse thuhet se ata filluan të takoheshin shumë më herët. Që atëherë, ata janë parë në takime të thjeshta anembanë botës—duke ecur dorë për dore nëpër qytetin e Nju Jorkut, duke marrë pjesë në Javën e Modës në Paris dhe duke shijuar një arratisje romantike në plazhe. Të dy morën pjesë edhe në festën e ditëlindjes së 27-të të Gigi Hadid në New York City së bashku me familjen.
“Familja e Bella e do Marc dhe familja e Marc e do Bella-n. Ata mendojnë se ajo është e ëmbël, me këmbë në tokë dhe e vërtetë,” tha burimi për ET .
Në fillim të këtij muaji, Hadid tregoi romancën e saj me drejtorin artistik duke ndarë një foto të ëmbël të tyre duke u puthur me pasion në mes të trotuarit. Por megjithatë, të dy mbeten mjaft privatë në lidhje me marrëdhënien e tyre.
“Unë mendoj se kjo është arsyeja pse gjërat kanë mundur të zgjasin,” tha Hadid për të dashurin e saj në një intervistë të fundit. “Kur u jep njerëzve të tjerë hapësirë për të pasur mendime për gjërat që janë kaq personale për ty, kjo i helmon ata.”
Rikujtojmë se modelja më parë ka qenë në një lidhje me këngëtarin The Weeknd për disa vite.