Ish-banorja e ‘Big Brother’, Fjerentina Halili e ftuar sot në emisionin ‘Ora verore’ tregoi se s’do refuzonte ftesën për të qenë pjesë e ‘Big Brother Vip 2’. Më tej ajo komentoi edhe sezonit e kaluar të Big Brother VIP.
Ajo tha se nëse do ishte pjesë e këtij sezoni nuk do ia kalonte mirë me Ilir Shaqirin, ndërsa tha se do kishte marrëdhënie të mira me Fifin, Beniadën dhe Ariola Demirin.
Feride Kuqi: A do jetë Fjorentina, pjesë e Big Brother Vip?
Fjorentina Halili: Me qejf e kam të futem. Unë jam tip që i them gjërat siç i mendoj. Do kisha dëshirë, por deri më tani nuk më është bërë ndonjë ftesë. Kur ta marrë ftesën, nuk do rezistoj të thënurit po. Sa të më shkruajnë do them po.
Ronaldo Sharka: Nga edicioni që kaloi, me kë mendon se mund të shkoje e më kë jo?
Fjorentina Halili: Mendoj se kurrë nuk do shkoja me Ilirin, sepse kishte një mënyrë të foluri te femrat shumë të keqe, shumë të ashpër, duke ditur që ka një vajzë, grua dhe një nënë, sepse nga një femër ka lindur. Duke qenë se jam feministe i mbroj femrat.
Ka shumë me ata që mund të shkoja, me Fifin sepse është si puna ime, edhe Beniada më ka pëlqyer shumë. Mendoj se edhe me Ariolën mund të shkoja.