Wednesday, January 21, 2026
spot_img

Latest Posts

Xhensilës i propozojnë për martesë në mes të koncertit !

Xhensila Myrtezaj është një ndër artistet më të suksesshme në estradën shqiptare.

Këngëtarja tashmë është e angazhuar me koncerte të pafundme përgjatë sezonit të verës. Shpesh herë ndodh që artistët të përballen me situata të sikletshme në skenë përgjatë momenteve kur ata performojnë dhe një situatë e tillë i ka ndodhur dhe Xhensilës.

Artistja përgjatë kohës kur po këndonte, një fans i saj papritur i ka propozuar për martesë dhe përgjigja e këngëtares ishte menjëherë e prerë. Artistja i tregoi dorën e majtë ku në gisht mban unazën e saj të martesës teksa lë të kuptohet që është e martuar ndërsa fansi këmbëngul dhe i thotë: “Edhe unë jam i martuar”.

Këngëtarja i jep përgjigjen përfundimtare duke i thënë “boll” dhe largohet duke vazhduar performancën e saj.

https://www.tiktok.com/@insajderitv/video/7121627321429183749?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7089460428540020230

Rikujtojmë se Xhensila dhe Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të dashur për publikun. E ndonëse kanë rreth pesë vite të martuar, ata e njohin njëri-tjetrin që kur ishin adoleshentë dhe sot janë prindër të një vajze, Ajkën.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X