Emisioni në Top Channel ‘Goca dhe Gra’ ka fituar shumë interes. Emisioni trajton shumë tema, diskutime, shpesh edhe tabu, dhe ‘gocat dhe gratë’ e panelit të emisionit i japin ndjekësve botë-kuptimin e tyre për të gjitha temat që prekin shoqërinë shqiptare.
Së fundmi puntata e sotme pati një skandal me një nga pjesëmarrëset e panelit Dalina Buzi e cila agravoi nga një pjesë debati në shpërthime ofenduese ndaj një ndjekëse që kishte shkruajtur një letër lidhur me temën e emisionit.
Një 30 vjeçare kishte dërguar një letër ku tregonte se dëshironte t’i bënte 7 ditë pushimet e vetme që kishte në vit me bashkëshortin dhe miqtë e tyre dhe jo me vjehrrit. Në 15 minuta debat mes gocash dhe grash që po diskutonin të dy variantet, Dalina agravoi duke dal komplet nga tema dhe me arrogancë duke u shprehur se ajo vajzë duhet të rregulloj jetën e saj sepse të ketë vetëm 7 ditë në vit pushime nuk konceptohej nga Dalina.
“Nuk e ndërtoj dot jetën time të kem vetëm 7 ditë në vit pushime,se unë nuk do vdes në punë, kjo vajza duhet të ndërtoi jetën e vetë njëherë që mos të ketë 7 ditë pushimet se këtu qendron problemi” -shprehet Dalina
Një ndërhyrje ka bërë kolegia e saj Fatma që pas një qeshje të sikletosur ajo i kthehet Dalinës ‘Avash mi Dalina avash se shumica e njerëzve ashtu janë, nuk janë…’
Mirëpo Dalina harron diçka shumë të rëndësishme që njerzit nuk janë njësoj njeri me tjetrin dhe për më tepër ndërkohë po trajtohesh një temë tjetër që ‘si është më mirë për pushimet’ dhe nëse Dalina kupton se kushtet e punës dhe pamundësinë e njerëzve për të bërë pushime aq sa nuk mund t’ia pranoj konceptimi i saj,mund të trajtoj një tjetër temë dhe ti japi më shumë rëndësi sesa të ofendoi ndjekësen pse ka vetëm 7 ditë në vit pushime.
Është shumë e rëndësishme për të gjithë që të kuptojnë që nënvlerësimet ,ofendimet, fajsimet,paragjykimet nuk mund ti bësh veshur në këpucët e tua dhe mbi të gjitha njerzit nuk kanë të gjithë vizione të njeta.Për më tepër njerzit e ekraneve sidomos ata që trajtojnë tema sociale duhet të jenë të kujdesshëm me dozën e arrogancës dhe vetëkrekosjen për arritjet në jetë. Çelsi i gjithçkaje është të jesh njerëzor.