Monday, March 10, 2025
spot_img

“Po bëj çmos që të jem në hapat e Rita Orës dhe Dua Lipës” Kënga e 20-vjeçares shqiptare transmetohet në BBC, rrëfehet artistja

- Advertisement -..

Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Ava Max janë katër artistet me origjinë shqiptare që kanë depërtuar në tregun ndërkombëtar duke kapur majat e duke na bërë krenarë. Dy prej tyre, Rita dhe Dua, nisën karrierën në Britanin e Madhe ku jetonin me familjet e tyre.

Por, sikur t’ju themi se listës mund t’i shtohet emri i një tjetër shqiptareje? Bëhet fjalë për 29-vjeçaren Vanesa Sono është 20-vjeçarja nga Saranda, që po korr sukses në tregun ndërkombëtar muzikor. Sot kënga e saj “Slay me” është trasmetuar në BBC.

Në një lidhje me Skype me “ABC e Mëngjesit”, Vanesa u shpreh shumë krenare për rrugëtimin e saj në Britani. Ajo tregoi se po bën çmos që të ndjekë hapat e Rita Orës dhe Dua Lipës.

Jam shumë shumë krenare, nuk e prisja që do të ndodhte kaq shpejt. ‘Slay me’ e mori vëmendjen që doja nga BBC, RADIO KISS FM. Shpresoj që të më presin gjëra të mrekullueshme. Nuk dua të flas para kohe, do ta lë punën të flas vetë. Unë po bëj çmos që të jem në hapat e Rita Orës, Dua Lipës dhe shpresoj që të kem fatin e njëjtë”, tha Vanesa.

Më tej, ajo zbuloi momentin e reagimet e prindërve në çastin kur BBC transmetoi këngën e saj

“Kur u dha për herë të parë në BBC kemi qenë në makinë bashkë me mamin dhe babin. Ishte një moment shumë i rëndësishëm për mua. Herë të tjera e kam dëgjuar nga laptopi. Mami dhe babi sigurisht që janë mbështetësit e mi më të mëdhenj, ata kanë bërë gjithçka për mua që nga ardhja në Angli. Mami dhe babi u ndjen shumë të lumtur, babi u përlot pak se është tip i ndjeshëm si mua. Të them të drejtën ka pasur paragjykimi se është ai steriotipi që ke ardhur nga Shqipëria. Po unë nuk e kam vrarë mendjen se jam krenare që jam shqiptare”, shtoi 20-vjeçarja.

Vanesa është fituesja e edicionit të 6-të të “Gjeniut të vogël” në Shqipëri. Spektakli i talenteve të vegjël e shpalli atë fituese në vitin 2014. Në qershor 2015, ajo bashkë Wendi Mancaku morën pjesë në JESC 2015 me këngën “Jeto”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X