Ledri Vula është kthyer në një Maluma shqiptar. Dhe jo nuk po flasim këtu për stilin e muzikës, por për një traditë të çuditshme dhe shumë të nxehtë të koncerteve të kolumbianit: hedhja e reçipetave në skenë gjatë performancës.
Kemi parë disa herë se si Ledri është përballur me të tilla skena në koncerte. Madje ai ka qenë artisti i parë shqiptar që u ndesh me një veprim të tillë disa vite më parë dhe e menaxhoi me shumë sportivitet.
Edhe tani që është baba i një vajze, fansat e tij në koncerte nuk përmbahen dhe ekzaltimi i shtyn drejt këtyre trendeve që së fundmi e kemi parë edhe në koncertin e Johnny Depp.
Reperi ka publikuar në Instastory një video ku shihet një fanse e tij e cila i heq reçipetat dhe ia hedh atij në skenë. Reperi shihet duke qeshur teksa i merr dhe i vendos te krahu i Lumi B me të cilin po performonte.
Megjithatë, jemi shumë kuriozë të dimë se çfarë mendon partnerja e tij Sara Hoxha për këtë skenë. Ajo dhe Ledri kanë treguar se nuk janë xhelozë dhe se i kanë kaluar këto faza në lidhjen e tyre por gjithsesi Sara duhet ta ketë një mendim për këtë.