Friday, November 1, 2024
spot_img

Nuk kemi folur për 3-4 vjet”/ Xhani Demika rrëfen për herë të parë sherrin me binjakët Veshaj

- Advertisement -..

Xhani Demika ose i njohur ndryshe si ‘menaxher i  Vipa-ve’ ka rrëfyer si rrallë herë debatin që ka pasur disa vite më parë me vëllezërit Veshaj.

Ai rrëfeu se për rreth 4 vite nuk ka pasur fare komunikim me dy djemtë dhe ka qenë ai i cili i kishte mbetur hatri me Donaldin dhe Romeon.

Por momenti kur Xhani mori një kthesë të papritur dhe vendosi të suportonte Donaldin, ishte kur ai rrëfeu historinë e tij në “BBVIP”, gjë që e preku menaxherin e njohur. Pas kësaj i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Romeos i cili i dërgoi një mesazh Demikës ku shprehej se nuk e priste mbështetjen e tij ndaj aktorit të humorit.

Ata janë takuar sërish pas përfundimit të spektaklit të madh dhe tashmë ruajnë kontakte me njëri-tjetrin.

“Kemi pasur një debat, nuk kemi folur për 3-4 vjet me Donaldin dhe Romeon. Më ka ngelur mua qejfi.  Ok janë shumë më të vegjël, janë 4-5 vjet më të vegjël se unë. Por kur e kam parë Donaldin brenda në Big Brother VIP jam prekur shumë nga historia e tij. Thashë ok Xhani, ti duhet të mbështesësh Donaldin.

Më ka ardhur një mesazh nga Romeo, ku më thoshte se nuk ia priste mendja që ti të mbështesje Donaldin. Jemi takuar pas dy ditësh. Kur ka dalë Donaldi jemi përqafuar dhe bërë fotografi. Jam befasuar nga Donaldi, pasi nuk i ka dashur rrjetet sociale, kurse Romeo ka qenë më i futur në jetën publike. Mori një kthesë shumë të madhe Donaldi”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X