Ndonëse është shquar gjithmonë për format e saj, ndjekësit e kanë akuzuar modelen Georgina Rodriguez për herë të parë për fotoshop.
Modelja ka vendosur t’u ‘kundërpërgjigjet’ përmes në videoje mjaft sensuale të gjithë kritikëve (KLIKO). E veshur në të brendshme me ngjyrë të zezë dhe një këmishë të bardhë të përshtatur me taka me platformë ngjyrë rozë, Georgina duket në formë të mrekullueshme.
Fokus më i madh ishte tek të pasmet bombastike të cilat ajo i tregoi me krenari në videon e filmuar në oborrin e një shtëpie.
Kujtojmë që disa kohë më parë Cristiano dhe Georgina përjetuan një situatë të vështirë, pasi humbën fëmijën e tyre akoma pa lindur. Pas një kohe të gjatë të izoluar nga rrjetet sociale, çifti u fotografuan duke shijuar pushimet luksoze në Majorka.