Saturday, November 23, 2024
spot_img

Eleni Fouriera ‘reagon’ pas thashethemeve per pritjen e embel dhe zbulon te vërteten

- Advertisement -..

Disa ditë më parë këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Fouriera anuloi performancën e saj në Qipro për arsye shëndetësore.

Lajmi u bë i ditur nga vetë këngëtarja, e cila rispostoi  deklaratën e vendit ku ajo do të mbante performancën.

“Fatkeqësisht, për arsye shëndetësore, paraqitja e Eleni Foureira të premten më 22 korrik nuk do të mund të bëhet. Ekipi i  uron asaj shërim të shpejtë. Kinky Party do të vazhdojë normalisht dhe ne do të jemi në kontakt sërish për rezervime”– thuhej në deklaratë.

E pas këtij lajmërimi fansat kanë nisur të spekulojnë se cila ishte arsyeja që e shtyu këngëtaren të anulonte performancën e saj, e shumë prej tyre kanë aluduar se ajo mund të jetë shtatzënë. Mirëpo këto thashetheme duket se i kanë tërhequr vëmendjen Elenit e cila i ka hedhur poshtë fjalët për një shtatzani duke publikuar në rrjetet sociale disa foto ‘hot’.

Këngëtarja u shfaq e veshur me një palë bikini duke pozuar pranë një pishine ku në pah nxirrte format e saj perfekte trupore.

“Shijoni pamjen”– shkroi Eleni krahas fotove të publikuara.

Rikujtojmë se Fouriera shkaktoi polemika të shumta pak kohë më parë me deklaratat e saj. Në një intervistë, artistja u shpreh se: “Ndihem krenare që jam shqiptare por Greqia është vendi që dua”.

Ajo rrëfeu gjithashtu se është larguar nga Shqipëria mjaft e vogël, në momentin kur po zhvillohej lufta civile.

“Erdha në Greqi për shkak të luftës civile në Shqipëri. Isha rreth 8-9 vjeç. Nga fëmijëra mbaj mend vetëm kujtimet e bukura, ndërsa jam munduar të fshij momentet e këqija, si lufta civile. Babai im në atë kohë punonte në Greqi për të fituar para. Ai na dërgoi në taksi për të na sjellë në Greqi dhe atë ditë nuk e kam harruar kurrë. Në Shqipëri nëna ime ishte vetëm me 4 fëmijë të mitur. Nëa ime mbante një armë gjahu në shtëpi dhe mbasditeve qëllonte në ajër për të treguar se kishte armë që ne të mos rrezikoheshim. Ishte një heroinë. Kur mami më tha që do largoheshim nuk doja, ishte e vështirë për mua. Ditën kur dola nga shtëpia fillova të qaja,” tregoi ajo.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X