Yuval Noah Harari është një nga intelektualët më të njohur të kohës sonë. Librat e tij janë shitur në 27.5 milionë kopje në 60 gjuhë dhe ai është vlerësuar për revolucionarizimin e veprave Nonfiction. ‘Sapiens’ doli nga një seri leksionesh që Harari mbajti mbi historinë botërore për një klasë universitare. Botuar fillimisht në hebraisht, përkthimi në anglisht, ‘Sapiens: A Brief History of Humankind‘, u botua në vitin 2014. Ai shpjegon historinë dhe evolucionin e njerëzimit në një mënyrë të qartë, të arritshme dhe mbulon një hapësirë kohore të jashtëzakonshme. ‘The Guardian’ e ka quajtur Sapiens-in ‘një fenomen’, duke e vlerësuar librin e tij për fillimin e ‘një rritje të librave inteligjentë, sfidues non-fiction.’
Sapiens ka marrë vlerësime nga Mark Zuckerberg, Barack Obama, Bill Gates, Janelle Monáe dhe shumë të tjerë. Me ‘Homo Deus: Një histori e shkurtër e së nesërmes’ (2016) dhe ’21 mësime për shekullin 21′ (2018), historiani u bë gjithashtu një filozof, duke marrë parasysh pyetjet e rëndësishme për epokën tonë. Në vitin 2018 dhe në vitin 2020, Yuval Noah Harari mbajti fjalime mbi të ardhmen e njerëzimit në ‘Sallën e Kongreseve’ të takimit vjetor të ‘Forumit Ekonomik Botëror’ në Davos. Në vitin 2019, Harari dhe bashkëshorti i tij Itzik Yahav themeluan ‘Sapienship‘, një organizatë multidisiplinare e dedikuar për të diskutuar sfidat globale dhe mbështetjen e kërkimit për zgjidhje. Ata gjithashtu dhuruan 1 milion dollarë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) pas shkurtimeve të financimit nga Presidenti Trump.
Harari i ka bërë një analizë të thellë sapiens-it përgjatë evoluimit të tij tek “Sapiens“, duke e parë atë në tre etapa të rëndësishme të jetës së tij: revolucioni konjitiv (njohës), revolucioni agro-kultural dhe revolucioni industrial. Ndërsa libri “Homo Deus” ndërton një perspektivë për botën në vitet dhe dekadat në vijim, duke u fokusuar tek fuqia e teknologjisë dhe posedimit të të dhënave. “21 leksione për shekullin e 21” ngre çështje të cilat janë sfidat më të mëdha të epokës që po jetojmë aktualisht si, mjedisi, punësimi, edukimi, teknologjia, emigracioni, bota shpirtërore, etj.
Kushdo që ka lexuar këto tre libra ka mësuar shumë prej këtij mendimtari. Nëse ende nuk keni nisur të lexoni veprat e tij
“Në të kaluarën, censura funksiononte duke bllokuar rrjedhën e informacionit. Në shekullin e njëzet e një, censura funksionon duke përmbytur njerëzit me informacione të parëndësishme.”
“Nuk ka perëndi, kombe, para dhe të drejta njerëzore, përveçse në imagjinatën tonë kolektive.”
“Ne e studiojmë historinë jo për të njohur të ardhmen, por për të zgjeruar horizontet tona, për të kuptuar se situata jonë e tanishme nuk është as e natyrshme dhe as e pashmangshme, dhe se si rrjedhim kemi shumë më tepër mundësi përpara se sa imagjinojmë.”
“Pyetjet që nuk mund t’u përgjigjeni janë zakonisht shumë më të mira për ju sesa përgjigjet që nuk mund t’i pyesni.”
“Shpresoj që njerëzit ta lexojnë librin jo si një udhëzues të pagabueshëm për të jetuar në shekullin e 21-të, por si një listë pyetjesh. Ju nuk mund të keni përgjigje përpara se të keni një debat. Pra, së pari duhet të fillojmë një debat.”
Ne duhet të mësojmë për Revolucionin Shkencor të vazhdueshëm, i cili ka parë bum teknologjik. Harari thotë se njerëzimi ka përjetuar tre revolucione të mëdha – Revolucionin Njohës, Revolucionin Bujqësor dhe se ne jemi tani në mes të Revolucionit Shkencor. Nga vitet 1990 e tutje, teknologjia kompjuterike ka ndryshuar ndoshta botën tonë më shumë se çdo forcë tjetër, dhe Harari parashikon një të ardhme në të cilën njerëzit zëvendësohen nga AI dhe algoritme.
Harari i sheh ‘mbinjerëzit‘ si një rezultat të mundshëm të bumit aktual teknologjik. Përparimet mbresëlënëse në bionikë kanë bërë të mundur bashkimin e njeriut dhe makinës. Harari argumenton se ‘mbinjerëzit’ do të vijnë në ekzistencë, të cilët janë gjysmë organikë, gjysmë makinë. Me teknologjinë që merr më shumë vendime për ne se kurrë, ne duhet të konsiderojmë se sa shumë po mbështetemi në pajisjet dixhitale.
Librat e tjerë jo vetëm që do t’ju edukojnë, por gjithashtu do t’ju ndihmojnë të zgjeroni mendjen dhe të ndryshoni të menduarit.



