Wednesday, December 25, 2024
spot_img

Ky është destinacioni që po mbledh gjithë yjet këtë verë

- Advertisement -..

Miliarderë, yje të Hollywood dhe jo vetëm këtë vit kanë zgjedhur Saint-Tropez si destinacionin e verës. Figura të shumta publike kanë pushuar, ose vijojnë në pushojnë në qytetin francez.

Ylli i jetës së natës, Richie Akiva organizoi një festë për miliarderin zviceran, Ernesto Bertarelli, ku morën pjesë Drake, Leonardo DiCaprio, Tobey Maguire, Tristan Thompson etj. Festa u mbajt në një jaht që një burim i ‘Page Six’ e përshkroi si një “pasuri epike”. Drake drejtonte kabinën e DJ të ngritur pranë pishinës.

“Drake ishte në mikrofon gjatë gjithë natës,” thotë burimi. Modelja Suede Brooks, me të cilën Drake u fotografua në një jaht, ishte gjithashtu e pranishme.

Forbes vlerëson se Bertarelli, i cili zotëron super jahtin VAVA II prej 150 milionë dollarësh, ka një pasuri prej 8.5 miliardë dollarësh. Mbrëmjen e djeshme gjithashtu u organizua një festë nga artistja Mouna Rebiez me pjesëmarrjen e Uma Thurman, Diplo, Gerard Butler, Queen Latifah, trashëgimtarin e anijeve Stavros Niarchos dhe gruan e tij Dasha Zhukova, ndër të tjera.

Po ashtu Monika Bacardi, organizoi një festë ditëlindjeje për 300 persona në plazhin e Indie Beach me të ftuar si publicistja Anna Rothschild. Sienna Miller dhe i dashuri Oli Green, Victoria dhe David Beckham, Adrien Brody dhe Georgina Chapman, Kris Jenner, Chiara Ferragni si dhe Sofia Richie janë parë gjithashtu në super detinacionin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X