Koncerti i madh “Alpha Show” që ka paralajmëruar Noizy, mund të shënojë fundin e karrierës së tij muzikore. Dyshimet janë ngritur pikërisht nga miku i tij i ngushtë, aktori Blerim Destani.
Blerim Destani ishte i pranishëm në pre-partyn që Noizy realizoi me miqtë dhe kolegët e tij para koncertit të madh të hip-hopit që do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza.” Por aktori zbuloi ndoshta një detaj ende të paditur nga publiku: Ky mund të jetë ky koncerti i lamtumirës nga reperi Noizy.
“Ai tenton apo mendon së shpejti ta mbaroj karrierën dhe do doja që mos të ndodhte kjo. Është një njeri shumë i lartë. Shqipëria me 2 milion banorë, të jesh aq i suksesshëm sikur është Noizy meriton një mburrje për të gjithë ne dhe shpresojmë mos të ndalojë kurrë.” – tha Blerim Destani për emisionin “Abc e Pasites.’
Blerim Destani, i cili është një ndër personat më të afërt të Noizy, rrëfeu se tashmë xhirimet e filmit të tij në Shqipëri kanë përfunduar, megjithatë ai ndodhej në Tiranë për këtë festë private të mikut të tij.
“Ku mund ta ndihmojmë njëri tjetrin gjithmonë e mbështetim.”- tha ai, duke zbuluar edhe si janë kontaktet e tij me Noizyn: “Unë e pyes atë, jo ai. E kam thirrur, më thotë prit 5 minuta ta mendoj dhe të thërras përsëri. Në fakt jam unë që e pyes për diçka, jo ai.” – shprehu aktori teksa zbulonte se ndonëse mes shumë punësh, komunikimet me Noizyn ishin të vazhdueshme.
Një tjetër mik i ngushtë i Noizyt, Varrosi, tha se këto janë ditë feste edhe për të. Sipas Varrosit, nuk do të ketë një koncert të ngjashëm me “Alpha Shoë”, i cili rezervon vetëm surpriza.
“Unë kam më shumë emocione se ai, dhe mund të jem më i gëzuar se ai, për të. Që kur ja kam nis, ja kam nis me idenë që atë veç ta shoh sa më lartë nga të gjithë dhe sa të jem aty ashtu do jetë. Është ëndërr në veçanti që jemi duke para popullit tonë në Tiranë. Ata që do e humbasin do jenë shumë pishman, do ketë shumë surpriza” – shprehu Varrosi.